Kokainë me foton e Putin, goditet mafia shqiptare në Spanjë, si e trafikonin drogën me skafe nga Ibiza

Kokainë me foton e Putin, goditet mafia shqiptare në Spanjë, si e trafikonin drogën me skafe nga Ibiza

stefan milojevic, i dyshuari kryesor i arrestuar SPANJË- Ibiza luajti një rol strategjik për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, të drejtuar nga mafia shqiptare, sipas një hetimi të përbashkët të Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile. Organizata përdorte ishullin si pikë grumbullimi për kokainën dhe hashashin që hidhej në det nga anije tregtare që vinin nga Amerika e Jugut dhe Maroku; më pas, droga merrej nga skafe të fuqishme dhe ruhej në struktura të fshehta në ishull. Prej andej, droga dërgohej drejt Majorkës, Valencias dhe destinacioneve të tjera evropiane. Lëndët narkotike, të hedhura në det të hapur brenda çantave të pajisura me sinjalizues GPS, mblidheshin nga skafe me tre motorë prej 300 kuaj fuqi secili. Operacionet kryheshin kryesisht natën për t’iu shmangur zbulimit nga...