Berisha: Në emër të barazisë gjinore synojnë të shkatërrojnë familjen, themeli i një shoqërie

Berisha: Në emër të barazisë gjinore synojnë të shkatërrojnë familjen, themeli i një shoqërie

Kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi ashpër projektligjin për barazinë gjinore, duke e cilësuar si një produkt të “demonit Xhorxh Soros”. Sipas tij, qëllimi i ligjit është shkatërrimi i familjes si qelizë e shoqërisë. Ai theksoi se ky ligj është i bazuar në doktrinën post-marksiste, më çnjerëzore dhe ekstreme, që përmbys Kushtetutën dhe kodet e vendit. Berisha akuzoi autoritetet se po përpiqen të ndryshojnë identitetin gjinor të individëve përmes ligjit dhe se, në emër të përafrimit me Bashkimin Evropian, po imponojnë një ideologji që cenon liritë themelore të individëve, si liria e besimit dhe e shprehjes. Ai paralajmëroi se miratimi i këtij ligji do të çonte Shqipërinë drejt një sistemi totalitar, duke rikujtuar se ai është shumë i ngjashëm me ligjin e vitit 1974 që...