Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“E ka bërë demoni Xhorxh Soros”, Berisha kundër projektligjit për barazinë gjinore: Po përmbysni kodet e vendit
sali berisha para kuvendit TIRANË- Një protestë është duke u mbajtur këtë të enjte në kryeqytet, kundër projektligjit për “Barazinë Ligjore”. Protesta ka nisur pak para nisjes së seancës së sotme plenare në Parlament. Pak para se të futet në Kuvend për të ndjekur seancën plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim para gazetarëve. Ai e konsideroi projektligjin si pjesë e një “doktrine postmarksiste” që, sipas tij, synon të shkatërrojë familjen si qeliza themelore e shoqërisë. Deklarata e Berishës: Sjellin në parlament një ligj të doktrinës post-marksiste, doktrinës më çnjerëzore që qarkullon sot në botë, doktrinë që dallon nga ajo e Marksit, sepse ajo bazohej në shkatërrimin e pronës private, kurse kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza,...