Berisha shigjeton Gonzaton: Cila direktivë e BE kërkon votimin e projektligjit për barazinë gjinore?

Berisha shigjeton Gonzaton: Cila direktivë e BE kërkon votimin e projektligjit për barazinë gjinore?

sali berisha ne kuvend TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, që pritet të kalojë sot në Kuvend. Sipas Berishës, projektligji është kundër familjes, ndërsa nuk kurseu as ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. “Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoj të nderuarit të nxjerë se cila direktivë e BE-së e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë u thotë shqiptarëve këtë gjë? Ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE-së, është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në 2016-ën, de-facto u mohon prindërve të drejtën e edukimit të tyre, me dhuntinë që u ka dhënë Zoti, vajzë dhe djalë! Ky ligj gjobit udhëheqësit fetarë e shpirtërorë. De-facto në shoqërinë post-marksiste të shtetit post-marksist...