“Shqiptarët bëjnë analiza mjekësore vetëm 20 ditë”, Berisha: Kjo gjendje merr fund në 100 ditët e para të qeverisjes sonë

“Shqiptarët bëjnë analiza mjekësore vetëm 20 ditë”, Berisha: Kjo gjendje merr fund në 100 ditët e para të qeverisjes sonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim në Durrës ku prezantoi kandidatët e qarkut së bashku me drejtuesin politik, Oerd Bylykbashi. Gjatë takimit kreu i opozitës tha se shqiptarët bëjnë analiza mjekësore vetëm 20 ditë në muaj sepse 10 ditët e fundit laboratorët ndërpresin punën me urdhër gjë për të cilën ai u zotua se do marrë fund në 100 ditët e para të qeverisjes së tij. Fjala e plotë e Berishës Unë jam mjek, por nuk është nevoja të jesh mjek të shohësh dramën çnjerëzore të asaj që është më fisnikja, të asaj që është më humania, të shëndetit shëndetësor. Të dashur miq, ai që flet për hardhuca dhe zhapinj, ai nuk e shqipëron dot fjalën kujdes shëndetësor. Çfarë ndodh sot?...