Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Drejt totalitarizmit”/ Ligji për barazinë gjinore, reagon ashpër Berisha: Përmbys Kushtetutën dhe trashëgiminë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ligjin për barazinë gjinore, duke e konsideruar atë si të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë. Jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i PD tha se ky ligj ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit. Berisha paralajmëroi se do të vazhdojnë betejën deri në anulimin e plotë të këtij ligji, që ai e quajti “anti shqiptar dhe që shkel kushtetutën e vendit”. Sali Berisha: Doktorinë që dallon nga ajo e Marksit, kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza, themeli i një shoqërie. Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, përmbys kodet e vendit dhe penalizon ndëshkon, ata të cilët duan të mbrojnë familjen...