Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
I dënuar nga GJKKO, me mbi 5 vite burg, si pjesëtar i një grupi droge, arrestohet në Fushë Milot i riu (Emri)
Arrestohet një 28-vjeçar i dënuar nga GJKKO, me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike. Burime zyrtare pohuan se pas hekurave ra Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin. NJOFTIMI I POLICISE DVP Lezhë/Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun. Finalizohet operacioni i koduar “Kurbini”. Kapet në Fushë Milot dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i dënuar nga GJKKO, me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin...