Ministri Gonxhja ndan lajmin: Nga sot biletat e muzeve, kalave, parqeve arkeologjike blihen online në e-albania

Ministri Gonxhja ndan lajmin: Nga sot biletat e muzeve, kalave, parqeve arkeologjike blihen online në e-albania

Vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë tashmë bëhen më të lehta dhe më moderne. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot zyrtarisht nisjen e shërbimit të ri elektronik për blerjen online të biletave për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike të vendit, përmes platformës e-Albania. “Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat e tyre pa radhë, thjesht përmes telefonit ose kompjuterit, duke përfituar një eksperiencë më të shpejtë dhe moderne për vizitat kulturore në vend”, deklaroi ministri Gonxhja. Ky i fundit sqaroi më tej hapat që do ndiqen për blerjen e biletës. “Zgjidhni “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania; caktoni sitin që dëshironi të vizitoni; përzgjidhni llojin e biletës; kryeni pagesën online”, sqaroi Gonxhja. Ministri theksoi se bileta vjen menjëherë...