“Ne kur të duam të duam pa kushte”, Rama nderon rektorin e Universitetit Boku me Yllin për Mirënjohje Publike

“Ne kur të duam të duam pa kushte”, Rama nderon rektorin e Universitetit Boku me Yllin për Mirënjohje Publike

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mori pjesë në ceremoninë e nderimit të Profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, me Yllin për Mirënjohje Publike. Profesori vlerësohet për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të BOKU të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre. Rama tha se ky është një moment simbolik që nxjerr edhe një herë në pah lidhjen mes Austrisë dhe Shqipërisë. Rama: Ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjalët e rastit merr dy. I dashur profesor, i nderuar miku im dhe mik e koleg i të pranishmëve, unë besoj se kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremon...