Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Emri/ Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin
Prokuroria e Vlorës ka lëshuar masën e arrestit për një avokat, i cili ka përvetësuar 20 mln lekë nëpërmjet mashtrimit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kërkoi arrestimin e shtetasit Delo Meçani me profesion Avokat pranë Dhomës së Avokatisë, për veprat penale“Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale parashikuar nga neni 143, pg.3, 186 dhe 287 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1340, datë 24.11.2024, mbi bazën e kallëzimit me shkrim të shtetasit S.S dhe B.E. dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe provave të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova...