Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ish-kryeministrin Fatos Nano, Peleshi: Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në demokratizimin e vendit
Seanca e sotme plenare ka nisur me mbajtjen e një minute heshtje në nderim të ish-kryeministri Fatos Nano. Kërkesa u paraqit nga kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu ngushëllimet duke thënë “Ishte një nga themeluesit e PS dhe ka shërbyer si kryeministër duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në orientimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. Ai do të kujtohet si një njeri që la gjurmë të thella në historinë e Shqipërisë“. Top Channel