Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Biletat për muzetë dhe kalatë tani online në e-Albania, por Butrinti dhe Finiqi mbeten jashtë sistemit
Biletat për muzetë dhe kalatë tani online në e-Albania, por Butrinti dhe Finiqi mbeten jashtë sistemit Nga sot, vizitat në shumë prej muzeve dhe kalave më të njohura të Shqipërisë mund të planifikohen më lehtë se kurrë, pasi biletat mund të blihen drejtpërdrejt online përmes platformës shtetërore e-Albania. Por në mënyrë të çuditshme, parqet arkeologjike të Butrintit dhe Finiqit, dy nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, janë përjashtuar nga sistemi. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili tha se qytetarët dhe turistët do të kenë tashmë mundësinë të blejnë biletat e tyre pa pritur në radhë, thjesht përmes telefonit apo kompjuterit. “Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat...