Përvetësoi paratë e fituara në gjyq nga klienti i tij, arrestohet avokati Delo Meçani në Vlorë

Përvetësoi paratë e fituara në gjyq nga klienti i tij, arrestohet avokati Delo Meçani në Vlorë

avokati delo mecani VLORË- Me urdhër të prokurorisë së Vlorës është vënë në pranga avokati Delo Meçani, i cili ka përvetësuar përmes mashtrimit një shumë prej 2 mln lekësh të rinj, që i përkisnin klientit të tij. Sefedin Selmanaj, punonjës në aeroportin e Vlorës pasi nuk ishte paguar rregullisht për punën e tij, iu drejtua gjykatës dhe fitoi një dëmshpërblim prej rreth 20 milionë lekësh të vjetra. Sipas vendimit, shuma do t’i kthehej përmes përmbarimit, por Selmanaj mësoi se avokati i tij, Delo Meçani i kishte tërhequr paratë. Meçani pranoi se i kishte marrë paratë dhe tha se do t’ia kthente klientit, por pas një viti, gjë e cila nuk ka ndodhur. Rasti u denoncua pak ditë më parë në një emision televiziv, ndërsa tashmë prokuroria ka urdhëruar...