Vuçiç “bipolar”, bën deklarata kontradiktore për SHBA brenda 48 orësh, ja ç’ndodh nëse “mesazhi” mbërrin në Uashington

Vuçiç “bipolar”, bën deklarata kontradiktore për SHBA brenda 48 orësh, ja ç’ndodh nëse “mesazhi” mbërrin në Uashington

Marsela SHYTIA Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dy herë këtë javë lidhi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me protestat në Serbi. Në herën e parë, ai i lidhte protestat me organizimin e tyre, ndërsa dy ditë më vonë tha se kundërshtimi i shitjes së Shtabit të Përgjithshëm te Gerald Kushner kishte për qëllim pengimin e zhvillimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe SHBA-së. Lidhja e parë e Vuçiçit me protestat dhe amerikanët ishte përfshirja e tij në programin Informer gjatë protestës para Kuvendit, ku ai tha se organizatorët e protestës ishin në kontakt me zyrtarë të Ambasadës Amerikane. Vetëm dy ditë më vonë, në një paraqitje në emisionin “Cyrillica” të Milomir Mariç, ai tha se e gjithë procedura po zhvillohej për shkak të Shtabit të Përgjithshëm...