Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Larg duart nga fëmijët”- protestë kundër projektligjit për barazinë gjinore, i bashkohet dhe Berisha
protesta TIRANË- Është duke u mbajtur përpara Kuvendit protesta në kundërshtim të projektligjit për barazinë gjinore. Protesta është thirrur nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”. Me pankartat “deputetë, mos votoni kundër fëmijëve”, “projektligji i barazisë gjinore, anti-familje”, “largoni duart nga fëmijët”, ata kërkojnë të mos miratohet projektligji. Pastori Akil Pano, i bëri thirrje kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, që të heqin dorë nga kalimi i projektligjit, që dëmton familjen, dhe shkakton një tymnajë në opinionin publik, sipas tij. Protestës i është bashkuar dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndërsa deputetët e opozitës kanë kërkuar një projektligji për barazinë gjinore të kalojë në referendum. Kundër këtij projektligji janë shprehur edhe grupe të ndryshme interesi dhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, të...