Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
1.2 mld lekë për rehabilitimin e rrugës Fier – Kthesa e Patosit – Fratar, pjesë e buxhetit të ri 2026
Buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon një rritje të ndjeshme të fondeve për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve në të gjithë vendin, ndërsa një pjesë e rëndësishme e investimeve do të përqendrohet edhe në qarkun e Fierit.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në total, për këtë zë buxhetor janë planifikuar 20.22 miliardë lekë, nga 18.53 miliardë lekë që ishin në vitin 2025. Një nga projektet që përfiton drejtpërdrejt nga ky fond është rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa e Patosit – Frataj, me një vlerë prej 1.2 miliardë lekësh. Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh zonat rurale dhe urbane të qarkut, duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë për banorët e zonës. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA...