Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Më jep 60 mijë lekë dhe do të nxjerr makinën nga pika e bllokimit”! AMP arreston policin në Durrës
Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës me akuzën e korrupsionit. Sipas njoftimit, arrestimi i tij erdhi pasi polici i kërkoi një personi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja për t’i nxjerrë automjetin nga pika e bllokimit si dhe të shmangte vendosjen e masës administrative. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale. Hetimet vijojnë për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Njoftimi i policise: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut...