Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Mos votoni kundër fëmijëve”/ Protestë kundër projektligjit për barazinë gjinore para Kuvendit
Pak para nisjes së seancës plenare, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para godinës së Kuvendit, për të protestuar kundër projektligjit për barazinë gjinore. Protesta është thirrur nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”. Me pankartat “deputetë, mos votoni kundër fëmijëve”, “projektligji i barazisë gjinore, anti-familje”, “largoni duart nga fëmijët”, ata kërkojnë të mos miratohet projektligji. Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në tubimin paqësor që po zhvillohet përpara Parlamentit të Shqipërisë, në Tiranë. “Familja duhet të lartësohet, s’do të lejojmë kurrë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve, të vihet në lojë e ardhmja e Shqipërisë”, tha Akil Pano. “Nëse projekligji kalon jeni duke shkatërruar familjen, shoqërinë. Flasim për rrëmbimin e fëmijëve, të jetës”, shtoi ai. Protestës para Parlamentit iu...