Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shkelja e barazisë në tendera, dosja e SPAK zbulon “rolin” e Ballukut: “Mbikëqyri” dhe orientoi afatet
foto ilustrim: Belinda Balluku-spak-tuneli i llogarase TIRANË- Zëvendëskryministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në lidhje me hetimet për tunelin e Llogarasë. Deri më tani, SPAK i ka njoftuar akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas një dosje penale të shpalosur nga SPAK, Belinda Balluku nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur fazën e tenderit për Tunelin e Llogarasë, që nga faza përgatitore, deri në momentin e lidhjes se kontratës me operatorin ekonomik fitues. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Balluku e kishte të përcaktuar fituesin e tenderit për Tunelin e Llogarasë, bashkimi i Operatorëve Ekonomikë (BOE) "INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK" dhe "ASL INSAAT TAAHHUT". Bashkimi i kompanive...