“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Guterres shprehet i tronditur: Gaza po përjeton tmerr të paparë në histori

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Guterres shprehet i tronditur: Gaza po përjeton tmerr të paparë në histori

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku mjetet e fundit të jetesës që i mbajnë njerëzit gjallë po shemben”, tha në një deklaratë Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, ndërkohë që në 48 orët e fundit 33 vetë kanë humbur jetën nga uria. Guterres shpreh keqardhje për raportet në rritje për fëmijë dhe të rritur që vuajnë nga kequshqyerja, vazhdoi zëdhënësi në një deklaratë. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu dënon fuqimisht dhunën e vazhdueshme, duke përfshirë të shtënat, vrasjet dhe lëndimet e njerëzve...
Burimi: Javanews.al