Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Analizë| Mamdani “goditje” Trump-it! Votuesit zgjodhën realitetin, jo sloganet
Nuk është thjesht zgjedhja e kryebashkiakut të parë mysliman në historinë e New York-ut, por një sinjal i fuqishëm se demokracia amerikane është ende gjallë. Po atë ditë, dy gra demokrate u zgjodhën guvernatore në New Jersey dhe Virginia, duke shënuar një valë të re besimi në sistemin që SHBA-të po ruajnë prej 250 vitesh. Të gjithë ata që kishin shkruar “nekrologjinë e lirisë” në Republikën amerikane, nxitonin para kohe. 9 muaj pas hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, elektorati i ka dhënë tashmë një goditje të fortë. Kongresi i ka bllokuar buxhetin, gjykatat i kanë rrëzuar ligjet, mediat e sfidojnë, dhe shtete të mëdha si Kalifornia, falë federalizmit, i qëndrojnë krejt hapur kundër. Demokracia mbijeton, po Partia Demokrate? Nëse demokracia amerikane vazhdon të...