Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balluku inspekton nënstacionin ‘Tirana 2’: Rritje e sigurisë së furnizimit dhe plane për linjën nënujore me Italinë
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar investimet e kryera në nënstacionin elektrik ‘Tirana 2’, duke theksuar rëndësinë e tyre për sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Gjatë vizitës, Balluku deklaroi se Shqipëria është në një nivel të kënaqshëm sa i përket humbjeve në sistemin energjetik. Ajo vuri në dukje se Operatorët e Transmetimit përbëjnë pjesën më të rëndësishme të sistemit, pasi janë ata që sigurojnë lidhjen me vendet fqinje. “Pra, jemi në një nivel të kënaqshëm përsa i përket humbjeve. Ndërkohë, unë e them gjithmonë që padyshim pjesa e Operatorit të Transmetimit është pjesa më e rëndësishme që ka sistemi energjetik i një vendi, sepse është ajo që na lidh me fqinjët.Volumet e transmetimit të energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm...