Bylis pritës në Vlorë, e 11-ta në tri ditë

Bylis pritës në Vlorë, e 11-ta në tri ditë

Nga nesër (e premte) e deri të dielën do të luhet java e 11-të Abissnet Superiore përpara se kampionati të ndalë për shkak të dy ndeshjeve të Kombëtares A, angazhuar për kualifikueset e Botërorit 2026 (Grupi K) ndaj Andorrës (jashtë) më 13 nëntor dhe Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania Stadium”. Kjo xhiro, hapet me takimin e Vlorës aty ku Bylis sipas kalendarit është pritës (fazën e parë u luajt në Ballsh pasi impianti i Vlorës ishte në rikonstuksion). Një ditë më pas, radha e Tirana- Vora (14:00) dhe Vllaznia-Dinamo Siti (17:00). Mbyll këtë raund e diela me dy përballjet e orës 17:00, Teuta-Partizani dhe supersfida AF Elbasani-Egnatia. Abissnet Superiore, java e 11-të: Nesër e premte 7 nëntor 2025 Bylis- Flamurtari 17:00 (në Vlorë)...