Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj Pagesat për kontratat koncesionare, disa prej të cilave janë debatuar si raste madhore korrupsioni, u financuan gjatë 9-mujorit 2025 me 9.61 miliardë lekë, (rreth 100 milionë euro) ose sa 69% e planit vjetor. Sipas Ministrisë së Financave, muaji shtator ka shënuar nivelin më të lartë të pagesave me 2.14 miliardë lekë, ose 22.3% të totalit të nëntëmujorit, ku pjesën më të madhe e zë kontrata për “Rrugën e Arbrit” me rreth 1 miliard lekë, që përbën 47.1% të totalit të pagesave të atij muaji. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pagesat e nëntëmujorit 2025 janë rritur me 289.5 milionë lekë, ose 3.1% më shumë. Rritja i atribuohet kryesisht dy kontratave infrastrukturore të mëdha...