‘Protestë kundër ligjit anti-familje përpara Kuvendit’/ Berisha: Familja na thërret!

‘Protestë kundër ligjit anti-familje përpara Kuvendit’/ Berisha: Familja na thërret!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot një thirrje publike për pjesëmarrje në tubimin paqësor që po zhvillohet përpara Parlamentit të Shqipërisë, në Tiranë. Protesta e organizuar nga Koalicioni 'Pro Familjes dhe Jetës' nis në orën 09:30 të mëngjesit, paralelisht me zhvillimin e seancës plenare, ku pritet të shqyrtohet dhe të kalojë për votim projektligji për barazinë gjinore. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë nismë si “projektligj antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë për të “mbrojtur vlerat e familjes tradicionale”. “Familja na thërret!”, shkroi Berisha në thirrjen e tij publike. Kundër këtij projektligji janë shprehur edhe grupe të ndryshme interesi dhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, të cilët e kanë cilësuar atë si një cenim të traditave...