Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare e angazhuar për një klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare e angazhuar për një klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë dje në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku vlerësoi kontributin e këtij dokumenti si një udhërrëfyes të rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut me sektorin privat. Ministrja Ibrahimaj nënvizoi progresin e arritur në disa fusha, përfshirë transparencën e procedurave qeveritare, marrëdhëniet me administratën tatimore, lehtësimin e procedurave të licencimit dhe lejeve, prokurimet publike, si dhe klimën politike dhe zbatimin e ligjit. Ajo vuri gjithashtu në dukje sfidat që vazhdojnë të mbeten, si burokracia, korrupsioni, informaliteti, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, si dhe çështjet e regjistrimit të pronave. Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qeverisë me komunitetin e biznesit për të përmirësuar klimën e biznesit dhe...