Shpenzimet e pagave të administratës rriten 20.4 mld lekë – Nga 119.7 mld lekë në buxhetin e 2024, në 140.1 mld lekë…

Shpenzimet e pagave të administratës rriten 20.4 mld lekë – Nga 119.7 mld lekë në buxhetin e 2024, në 140.1 mld lekë…

Projektbuxheti për vitin 2026, tregon se shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën e 140.1 miliard lekëve. Por si ka evoluar kjo tendencë krahasuar me buxhetet e mëparshme? Në buxhetin e vitit 2024, shpenzimet për pagat e administratës ishin planifikuar në masën e 119.7 miliardë lekëve, duke zënë 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas buxhetit të vitit aktual, shpenizmet e pagave për administratën janë 127.6 miliardë lekë. Ndërsa në projekt buxhetin e vitit 2026, shpenzimet e pagave të administratës janë shtuar, duke arritur në 5% të PBB. E kësisoj, duke ju referuar të dhënave, nga viti 2024, deri në 2026, pagat e administratës përbëjnë një rritje prej 20.4 miliardë lekësh. Rritja graduale e buxheteve për pagat reflekton synimin e qeverisë...