Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Priten debate në Kuvend/ Nga projektligji për barazinë gjinore tek raportimi i 4 institucioneve, çfarë do të diskutohet
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare të rradhës në orën 10:00. Në qendër të rendit të ditës të kësaj seance janë parashikuar raportimet vjetore të disa institucioneve, projektligji për barazinë gjinore, si dhe votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ. Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së dështoi në seancën e kaluar, pasi opozita braktisi sallën, pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit. Projektligji për barazinë gjinore pritet të ngjallë sërish debate. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje publike për një tubim paqësor përpara Parlamentit të Shqipërisë mëngjesin e nesërm, në orën 09:30. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestë për të kundërshtuar, siç e...