Koncesionet dhe PPP-të “gllabëruan” 100 milionë euro gjatë nëntëmujorit 2025

Koncesionet dhe PPP-të “gllabëruan” 100 milionë euro gjatë nëntëmujorit 2025

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, pagesat për kontratat koncesionare arritën në 9.61 miliardë lekë (rreth 100 milionë euro), që përbëjnë 69% të planit vjetor, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Muaji shtator regjistroi nivelin më të lartë të pagesave me 2.14 miliardë lekë, ku kontrata për “Rrugën e Arbrit” zuri pjesën kryesore me rreth 1 miliard lekë, ose 47.1% të totalit të atij muaji. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pagesat u rritën me 289.5 milionë lekë, ose 3.1% më shumë. Rritja është ndikuar kryesisht nga kontratat e mëdha infrastrukturore “Autostrada Milot–Morinë”, me 277.8 milionë lekë më shumë, dhe “Rruga Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, me 171.9 milionë lekë shtesë. Ndërkohë, është vërejtur...