‘SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë Rama 4 në pushtet’

‘SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë Rama 4 në pushtet’

Juristi Genci Gjokutaj, hodhi dyshime të forta mbi veprimet e prokurorisë, duke argumentuar se akuza e ngritur ndaj Ballukut për “shkelje të barazisë në tendera” është një dispozitë ligjore e butë dhe e papërshtatshme për një zyrtar të këtij niveli. Sipas tij, kjo akuzë i adresohet anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo titullarit të një ministrie. Gjokutaj mbështetet në idenë se SPAK po i shmanget përballjes me korrupsionin në nivele të larta, duke zgjedhur një rrugë ligjore që nuk cënon thelbin e pushtetit. Kjo strategji, sipas tij, ka për qëllim t’i mundësojë mazhorancës aktuale të sigurojë një mandat të katërt qeverisës. Avokati tha se Shqipëria perceptohet si një “kontaminuese e tmerrshme” edhe për zyrtarët ndërkombëtarë. U përmendën rastet e ish-zyrtarit të lartë...