Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Në pranga ka rënë një 47-vjeçare kineze, e cila shfrytëzonte 2 shtetase kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foreign 3”. Në kuadër të këtij operacioni:        -u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;   -nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. Ë., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe,...