Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia”

Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia”

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 6 nëntor, seancën plenare që nis në orën 10:00. Në rendin e ditës janë çështje me rëndësi për vijimin e sesionit parlamentar, ndërsa vëmendja do të përqendrohet te diskutimet mbi projekt-buxhetin e vitit 2026, i cili është miratuar nga ana e qeverisë. Në orën 13:00, do të mblidhet edhe Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë Draft-Kalendarin e veçantë të punimeve për diskutimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, duke shënuar nisjen zyrtare të procesit të detajuar parlamentar për analizën e tij. Priten edhe raportimet e disa prej institucioneve mbi veprimtarinë në 2024-ën dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator në KQZ, që nuk u finalizuan në seancën e javës së shkuar,...