Dy ditë që tronditën Trumpin, analiza nga CNN: Dobësohet miti i pushtetit absolut

Dy ditë që tronditën Trumpin, analiza nga CNN: Dobësohet miti i pushtetit absolut

Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me dy ditë që kanë goditur fort perceptimin e tij si një lider me fuqi absolute, pas një sërë zhvillimesh që tregojnë se ndikimi i tij nuk është më aq i paprekshëm sa dikur. Në vetëm pak muaj të mandatit të dytë, Trump ka sfiduar institucionet, ka shtyrë kufijtë e pushtetit ekzekutiv dhe ka imponuar vullnetin e tij ndaj bizneseve, mediave dhe institucioneve publike. Por këtë javë, disa ngjarje e kanë dëmtuar ndjeshëm imazhin e tij të pathyeshëm. Në zgjedhjet lokale, demokratët shënuan fitore të rëndësishme në Virxhinia dhe Nju Xhersi, ku guvernatoret Abigail Spanberger dhe Mikie Sherrill mundën kundërshtarë të afërt me kampin MAGA. Ndërkohë, në Nju Jork, qytetarët sfiduan paralajmërimet e Trump dhe zgjodhën si kryebashkiak Zohran...