Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Thellohet bilanci nga tajfuni “Kalmaegi” në Filipine, 114 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur
Bilanci tragjik nga tajfuni “Kalmaegi” po rritet çdo orë në Filipinet qendrore. Autoritetet njoftojnë se të paktën 114 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Stuhia ka goditur më fort provincën turistike Cebu, duke e kthyer në një zonë shkatërrimi masiv. Pamjet nga ajri tregojnë rrugë të përmbytura, shtëpi të rrafshuara dhe makina të përmbysura. Banorët po përpiqen të gërmojnë mes baltës për të shpëtuar çfarë kanë mbetur nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra persona janë strehuar në shkolla e qendra emergjence. “Nuk kemi më shtëpi. Gjithçka u zhduk në pak minuta,” tha një banore e qytetit Talisay. Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje katastrofe kombëtare dhe ka urdhëruar mobilizimin e forcave të shpëtimit. Ekspertët thonë se “Kalmaegi”,...