Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sot seancë plenarë, në fokus ligji për barazinë gjinore dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ
Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën plenare të radhës. Ndërsa në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku do të shqyrtohet dhe miratohet Draft-Kalendari i veçantë i punimeve për diskutimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”. Kjo do të shënojë fillimin zyrtar të analizës së detajuar të dokumentit financiar më të rëndësishëm të vitit. Në seancën e sotme pritet gjithashtu të raportojnë disa institucione mbi veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, si dhe të zhvillohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator në KQZ, proces që u shty javën e kaluar pas largimit të opozitës nga salla. Në rend dite është edhe projektligji për Barazinë Gjinore, i cili pritet të votohet sot. Top Channel