Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
PAMJE/ Treni aksidenton për vdekje 6 gra
Gjashtë gra vdiqën kur një tren me shpejtësi i përplasi ato përtokë në një stacion hekurudhor në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh, të mërkurën, konfirmoi policia lokale. Incidenti ndodhi në stacionin hekurudhor Chunar në distriktin Mirzapur, kur gratë zbritën nga treni në anën e shinave në vend të platformës. Në një deklaratë zyrtare, Hekurudha Qendrore Verilindore konfirmoi vdekjen e gjashtë pasagjerëve. Kryeministri Yogi Adityanath u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u dha udhëzime zyrtarëve që të shkojnë menjëherë në vendngjarje. Ai njoftoi gjithashtu ndihmë financiare prej 2 lakh rupi për seciln familje.