5 vite nga paraburgimi i ish krerëve të UÇK, Kurti: Kam punuar në heshtje që të mos mbahen atje

5 vite nga paraburgimi i ish krerëve të UÇK, Kurti: Kam punuar në heshtje që të mos mbahen atje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar dje lidhur me mbajtjen prej 5 vitesh tanimë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti kujton se “Rexhep Selimi, menjëherë pasi kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit më 5 nëntor 2020, ishte dërguar në burgun e Hagës, ku vazhdon të mbahet edhe sot”. Së bashku me të, në paraburgim që prej vitit 2020 ndodhen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Krasniqi. Të katërt, sipas Kurtit, po përballen me 5 vite pritje vite pas hekurave, ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit, “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. “Menjëherë pasi që kishte vënë lule...