Mblidhet sot Kuvendi, në fokus barazia gjinore dhe zgjedhjet në KQZ

Mblidhet sot Kuvendi, në fokus barazia gjinore dhe zgjedhjet në KQZ

kuvend TIRANË- Sot, në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, projektligji shumë i diskutuar për barazinë gjinore si dhe zgjedhja e anëtareve të Komisionit Rregullator në KQZ. Kontrolli i Lartë i Shtetit, Departamenti i Administratës Publike, Komisioni i Prokurimit Publik, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, do të jenë institucionet që do të raportojnë. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Rregullator dështoi në seancën e kaluar, për shkak se deputetët e opozitës braktisën sallën pasi maxhoranca rrëzoi kërkesën e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për Charles McGonigal, si dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ndërsa, projektligji për barazinë gjinore është...