U ngacmua në publik, Presidentja e Meksikës padit autorin: Nëse ma bëjnë mua, çfarë ndodh me gratë e tjera?

U ngacmua në publik, Presidentja e Meksikës padit autorin: Nëse ma bëjnë mua, çfarë ndodh me gratë e tjera?

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka njoftuar se do të padisë një burrë që e ngacmoi seksualisht gjatë një dalje publike në Mexico City. Ngjarja ndodhi të martën, pranë Pallatit Kombëtar, ku Sheinbaum po përshëndeste qytetarët. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet një burrë që i afrohet nga pas dhe përpiqet ta puthë në qafë, duke vendosur duart mbi të. Presidentja largohet menjëherë, ndërsa stafi i saj ndërhyn për ta ndalur autorin, i cili është arrestuar nga policia. “Nëse unë nuk bëj kallëzim, çfarë do të ndodhë me gratë e tjera në vendin tonë? Nëse e bëjnë këtë ndaj presidentes, imagjinoni çfarë ndodh me gratë e zakonshme,” deklaroi Sheinbaum në konferencën e shtypit të së mërkurës. Ajo tha se vendosi të padisë...