Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Skënder Sallaku, një jetë me të qeshura: Balerini dhe kampioni i mundjes që u kthye në emblemën e Tiranës
Nga Albert Vataj Kujtesa është një ndriçim shpirti, me të cilin dritëhedhim mbi ngjarje dhe momente, personazhe dhe episode, të cilat feksin hera-herash ashtu beftas, si për të tentuar të na mbajnë të lidhur me të shkuarën, me çfarë nuk meriton të shuhet prej harrimit. Në përvjetorin e vdekjes së Skënder Sallakut, më shumë se sa ndërmendja, është mirënjohja ajo që na thërret, si në një solemnitet të shenjtë për ta kujtuar atë. Si një ëndje për të rihapur skenat, prej nga Sallaku hyri tek ne, u bë pjesë e të dashurave tona. Më tej për të jetuar me humorin dhe për ta bërë këtë magji të krijimit, mylmesën e një jete, tejet të trysnuar nga paniku dhe përsekutimi asgjësues. Të risjellësh në kujtesë Skënder...