Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Superhëna dhuron spektakël, fotot më të bukura të shkrepura nëpër botë
Hëna e plotë ka dhuruar një spektakël mahnitës në qiellin e mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në të gjithë botën. Nga Berlini në Romë, nga Bolivia ne Nuremberg deri në brigjet e Japonisë, qielli u mbush me dritën e argjendtë të satelitit tonë natyror, që ndriçoi qytetet dhe peizazhet me një bukuri të rrallë. Në shumë vende, dashamirësit e astronomisë dhe fotografët profesionistë kanë ndarë pamje mbresëlënëse të këtij fenomeni, duke kapur momente të jashtëzakonshme ku Hëna reflekton mbi monumente historike, male të mbuluara me dëborë apo mbi detet e qeta të natës. Në Berlin, ajo u ngrit mbi Portën e Brandenburgut duke krijuar një kontrast të mrekullueshëm me dritat e qytetit, ndërsa në Romë ndriçoi kupolën madhështore të Bazilikës së Shën Pjetrit....