Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por…’/Mediu për çështjen Gjoka
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për çështjen e Gërdecit. I ftuar në një studio televizive, deklaroi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me shkelje të procedurës dhe me një konflikt të mundshëm interesi. Ai theksoi se nuk e ka politizuar procesin, por kërkon respektim të plotë të ligjit dhe të të drejtave procedurale. “Unë nuk kam bërë politizim të çështjes. Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por shpërdorimi i detyrës. Ne kërkuam të shqyrtohet parashkrimi i veprës penale. Në momentin që kërkuam gjykim të shkurtuar, gjyqtarja Irena Gjoka, që ishte në seancën paraprake, u kthye në gjyqtare themeli. Kjo është në shkelje me procedurën,” deklaroi...