Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës
Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që për dekada ka qenë strehë për breza jetimësh në Tiranë, pritet të shembet për t’i lënë vend një kulle 17-katëshe. Projekti, i shtyrë përpara nga Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), parashikon që 36 fëmijët që jetojnë aktualisht aty të zhvendosen në një godinë të re në zonën e ish-vilave gjermane, rreth 800 metra larg. Sipas dokumenteve, trualli prej 7,100 m² pranë Stadiumit “Air Albania” do t’i jepet investitorëve privatë për ndërtimin e një kulle me sipërfaqe deri në 60,000 m² dhe pesë kate nëntokë parkimi. Në këmbim, 45% e sipërfaqes së ndërtimit do t’i kalojë shtetit. Kjo formulë e partneritetit publik–privat është përdorur edhe më herët nga KISH, por shpesh ka rezultuar me përfitime më të...