Vendimi i Kushtetueses për Veliajn-Kreu i SPAK: Nuk ka lidhje dhe as ndikim në hetimet tona

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn-Kreu i SPAK: Nuk ka lidhje dhe as ndikim në hetimet tona

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani u shpreh në emisionin “Trialog” të moderatores Alba Alishani në RTSH1 se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn nuk ka lidhje dhe nuk ndikon aspak hetimet e SPAK-ut. I pyetur nga moderatorja Alba Alishani nëse vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Erion Veliajt mund të jetë një indikator i drejtpërdrejtë për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, Dumani tha se ky vendim nuk ka asnjë lidhje me çështjen që SPAK po ndjek penalisht. “Gjykata Kushtetuese ka pasur objekt tjetër për shqyrtim vendimin për shkarkimin dhe dekretin e presidentit. Nuk ka asnjë lidhje me çështjen që po ndjekim penalisht dhe nuk ka asnjë ndikim në hetimet tona apo edhe në...