Eksperienca si moderatore, Egli Tako: E kam nuhatur, ndihem mirë

Eksperienca si moderatore, Egli Tako: E kam nuhatur, ndihem mirë

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka dhënë një intervistë nga jeta profesionale dhe personale. Artistja, e cila aktualisht është pjesë e stafit të “E Diell” në rolin e moderatores së emisionit “Yes Day”, ka folur për kalimin nga muzika dhe reality show në drejtimin e një programi televiziv dedikuar fëmijëve. Kur u pyet se si po ndihet me eksperiencën e re si moderatore në “Yes Day” në “E Diell”, ajo u shpreh se: Po ndihem mirë, shumë natyrshëm. Nuk më vjen si diçka që po e bëj si profesion apo si diçka që po e bëj për herë të parë. Më duket sikur e kam bërë ndërvite këtë gjë dhe e ndjej...