Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dumani: Ka patur plane për realizim atentatesh ndaj prokurorëve të SPAK
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të posaçëm, por edhe ndaj atij vetë si drejtues i këtij institucioni. Në një intervistë në emisionin “Trialog” në RTSH, Dumani theksoi se krimi i organizuar gjen forma të ndryshme kërcënimi ndaj prokurorëve të posaçëm. Ai zbuloi se ndaj prokurorëve të SPAK kas pasur kërcënime madje me jetë, madje edhe plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve.“Është pjesë e raportit faktikisht, raport i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. T’i ndajmë, kërcënimi nga krimi i organizuar, kërcënimet janë të shpeshta ndaj prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Niveli i kërcënimeve sa vjen edhe rritet. Si kemi reaguar ndaj kërcënimeve? Ku ka pasur...