Vendimi i qeverisë/ Ndalohet peshkimi i parregullt, krijohet skema e certifikimit të zënieve në peshkim

Vendimi i qeverisë/ Ndalohet peshkimi i parregullt, krijohet skema e certifikimit të zënieve në peshkim

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm. Vendimi i qeverisë i cili ndalon peshkimin e pa të parregullt e të paraportuar parashikon edhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim. “Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP), si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit”, theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Gjithashtu parashikohet që ky vendim “zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP dhe të aktiviteteve të lidhura me të, të kryera brenda...