Ku janë kallëzimet? Altin Dumani i dërgon mesazh të fortë Policisë së Shtetit: Mos prisni..

Ku janë kallëzimet? Altin Dumani i dërgon mesazh të fortë Policisë së Shtetit: Mos prisni..

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shprehur hapur kritikat për Policinë e Shtetit. “Ne bashkëpunojmë përditë me Policinë e Shtetit. Një pjesë të hetimeve e kryejmë me Policinë e Shtetit. Por kam pasqyruar një realitet rënien e referimeve nga Policia e Shtetit, kjo e pasqyruar dhe në raportin vjetor. Ne jemi sesione që jemi të detyruar të bashkëpunojmë. Niveli i bashkëpunimit është ka raste që ka vend për vlerësime, ka raste që ka nevojë për kritika dhe unë i kam bërë hapur. Kemi më shumë mundësi për të bashkëpunuar. Policia ka mbi 10 mijë punonjës dhe mund të rrisin numrin e kallëzimeve në Prokurorinë e Posaçme”, tha Dumani.