Goditet banda e shqiptarëve në Belgjikë, sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë

Goditet banda e shqiptarëve në Belgjikë, sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë

droga e sekuestruar BELGJIKË-Një tjetër grup kriminal shqiptar është goditur në Beligjikë. Autoritetet belge raportojnë se kanë kapur një grup kriminal shqiptar të përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës, duke arrestuar 16 persona dhe sekuestruar mbi 1.6 ton drogë. Prokuroria e Antverpës njoftoi se operacioni u zhvillua pas hetimeve intensive mbi një organizatë që dyshohet se importonte kokainë përmes portit të Antverpës. Gjatë aksionit, u sekuestruan gjithashtu armë zjarri, municione dhe dokumente të falsifikuara. armët e sekuestruara Operacioni u kryhe më 21 tetor nga njësitë speciale. Gjatë ndërhyrjes në Sint-Niklaas dhe rrugën ekspres E34, u arrestuan gjashtë persona, ndërsa në një furgon u gjetën 1.398 kg kokainë të fshehura në arka druri. Hetimet zbuluan gjithashtu se banda përdorte tre apartamente në rrugën Van Immerseel në Antverpë...