Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rrëzohet avioni i mallrave/ Kentucky, 9 të vde*ur dhe 11 të plagosur, shpërthen zjarr i madh
Të paktën 9 persona humbën jetën kur një aeroplan mallrash i kompanisë së shpërndarjes UPS, u rrëzua teksa ngrihej në një aeroport në Kentucky. Aeroplani u rrëzua rreth pasditen e së martës sipas kohës lokale, ndërsa po nisej për në Honolulu nga Aeroporti Ndërkombëtar Muhammad Ali i Louisville. (Luivill). Të paktën 11 persona të tjerë u plagosën dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se ata kanë pësuar lëndime shumë të rënda dhe numri i viktimave mund të rritet. Një hetim është duke u zhvilluar, por zyrtarët kanë thënë se është shumë herët për të thënë se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Aeroplani mbante një sasi të madhe karburanti në bord kur u rrëzua dhe si pasojë shpërthyen flakë të mëdha. Shpërthimi përfshiu të paktën dy biznese aty pranë,...